Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KEVIN GARNETT

Pritje emocionuese për KG

nba.com

Pritje emocionuese për KG


26 February, 2015 @9:56

Pas 8 viteve, Kevin Garnett është kthyer përsëri tek skuadra ku ja nisi karrierës, Minnesota Timberwolves.

Tifozët e ujqve, treguan edhe një herë, se sa e duan Garnettin, pasi që në palestër është krijuar një atmosferë emocionuese.

Ndërsa ajka e mbrëmjes, ishte se në ndeshjen e parë të K.G.-së, Minnesota arriti ta mposht Washingtonin me rezultat 97-77, ku Garnetti luajti me 5 pikë, 8 kërcime, 2 asistime e 2 bllokada.

Njeriu kryesor i mbrëmjes Kevin Garnett, ishte falenderues për këtë mikpritje nga tifozët: 

Unë kam qenë këtu më parë dhe nuk kam kushtuar vëmendje, se sa njerëzit më duan këtu, sepse unë kam qenë i fokusuar në ndeshje, unë nuk e di se tifozët janë mallëngjyer kaq për mua. Nuk mendoj se ju mund të dëshironi apo të mendoni se qyteti ju dëshiron kaq shumë, por realiteti është kështu dhe jam shumë falenderues për këtë”.


Video

Pritja për Kevin Garnettin



 
Të gjitha lajmet nga