Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PRIZRENI

Prizreni fiton pas vazhdimeve

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Prizreni fiton pas vazhdimeve


12 November, 2020 @21:09

Skuadra e Prizreni ka mposhtur Rahovecin me rezultat 77-82 dhe ka regjistruar fitoren e dytë të sezonit.

Për ta caktuar fituesin në këtë duel u nevojitën edhe vazhdimet.

Ndeshjen e dërgoi në vazhdime transferi më i ri i Prizrenit Xavier Cannefax, i cili shënoi në fund nga vija e treshit dhe e barazoi rezultatin.

Xavieri e kishte edhe një rast për ta përfunduar ndeshjen, por u bllokua nga Alban Veseli dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në vazhdime më e koncentruar ishte skuadra e Prizrenit dhe duke pësuar vetëm 2 pikë dhe shënuar 7 pikë, e arritën ta mposhtin kundërshtarin.

Arti Hajdari me 20 pikë, 7 asistime e 6 kërcime luajti rol të rëndësishëm në fitoren e Prizrenit, derisa mori ndihmë edhe nga Xavier Cannefax me 20 pikë, Ty Nichols me 19 pikë dhe Josh Martin me 12 pikë e 25 kërcime.

Me double-double prej 11 pikëve e 12 kërcimeve edhe luajti edhe Urim Zenelaj.

Te vreshtarët u dalluan Isaiah Traylor me 26 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, Alban Veseli me 17 pikë e 12 kërcime dhe Amadi Ikpeze me 14 pikë e 21 kërcime.

TABELA AKTUALE

Që të dyja skuadrat aktualisht i kanë nga 2 fitore e 2 humbje.

Në xhiron tjetër Prizreni takohet me Prishtinën dhe Rahoveci me Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga