LIPJANI - PRIZRENI
Prizreni hap stinorin pranveror me fitore
19 January, 2019 @18:44
Skuadra e Prizrenit e hapi stinorin pranveror me fitore, duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 74-101, në ndeshjen e cila ishte e para e Lipjanit në palestrën e renovuar “Better Life” këtë sezon si dhe e para nën drejtimin e Gyltekin Selimit.
Djelmoshat e trajnerit Arbnor Rifati, në të gjitha çerekët e luajtur ishin në epërsi, për ta regjistruar një fitore të lehtë.
Gjashtë lojtarë te Prizreni luajtën me pikë dyshifrore, derisa më i dalluari ishte Elliott Cole me 26 pikë, prej të cilave 15 nga 5 gjuajtjeve për tri pikë.
Cole ndihmë mori edhe nga Brandon Scott që luajti me 16 pikë të tjera.
Te Lipjani më të veçuarit ishin dyshja Qëndrim Demi e Arian Memeti, që u transferuan nga Drita në këtë afat kalimtar.
Demi luajti me 20 pikë, kurse Memeti me 16.
Prizreni me një ndeshje më shumë aktualisht gjendet në pozitën e pestë me 21 pikë, derisa Lipjani gjendet në pozitën e parafundit me 2 fitore e 13 humbje.