DRITA
Qendra kroate përforcon Dritën
25 March, 2014 @21:13
Ekipi i Dritës nuk e ka ndërmend të udhëtojë së koti në Gjakovë këtë fundjavë për fazën finale të IPKO Kupës së Kosovës në basketboll.
Të kaltërit nga Gjilani këtë e kanë vërtetuar me transferimin e ri, kroatin 212 centimetra të gjatë, FIlip Toncinic.
Për Toncinicin sot është bër paraqitja për regjistrim në federatë dhe pas kompletimit të dokumentacioneve ai do të ketë të drejtë loje në ndeshjen çerekfinale të Kupës që do të luhet të premtën kundër Bashkimit në Gjakovë.
Shtatëlarti kroat gjatë stinorit 2011/12 ka luajtur për Zadarin, ku ka pasur mesatare prej 3.8 pikëve dhe 2.4 asistimeve, ndërsa më pas shkoi në Lindjen e Largët, përkatësisht në skuadrën japoneze, Sendai 89ers. Te kjo skuadër Toncinic ka luajtur me mesatare prej 7.0 pikëve dhe 4.9 asistimeve në 30 ndeshje sa i ka zhvilluar.
Basketbollisti 30 vjeçar gjithashtu ka pasur përvojë edhe në skuadra të ndryshme nga Kroacia, Siria dhe liga NCAA të SHBA-së.
Drejtuesit e klubit të Dritës ditë më parë e kishin rikthyer në skuadër edhe amerikanin, Kason Cheeks, i cili kishte luajtur për gjilanasit gjatë stinorit vjeshtor, derisa nga skuadra ishte larguar qendra amerikane, Chris Ware.
Video
Performanca e kroatit Filip Toncinic në NCAA me ish skuadrën e tij, Texas A&M