PEJA
Kaq ishte!
25 March, 2014 @17:51
Kampionja e Kosovës nuk arriti të mbijetojë në Ligën Ballkanike. Pejanët u mposhtën në Botevgrad të Bullgarisë nga skuadra Balkan me rezultat 96-76, për t’u përshëndetur përfundimisht nga Balkan League, pasi që me këtë humbje nuk arritën të kualifikohen në Play Off.
Ndeshja filloi mirë për Pejën e cila kaloi në epërsi me pikët e para të Teo Simovicit, por kjo nuk zgjati shumë pasi që ekipi bullgar krijoi seri të shpejtë dhe e përmbylli çerekun e parë me epërsi prej 11 pikëve, 28-17.
Në çerekun e dytë Peja e ngushtoi epërsinë deri në katër pikë (37-33), derisa në fund kjo periudhë përfundoi me rezultat 45-38.
Në vazhdim Balkani me lojën e mirë të amerikanit Noah Dahlman përsi arriti të krijojë epërsi dyshifrore, ndërsa dy treshave të Fred House-it në çerekun e tretë i’u kundërpërgjigjën në të njëjtën mënyrë duke mos lënë që ekipi pejan ta ngushtojë në epërsinë.
Presioni i madh për fitore ndikoi negativisht te basketbollistët e Pejës, të cilët në fund u mposhtën me disavantazh prej 20 pikëve.
Koshashënuesit më të mirë të ndeshjes ishin Dahlman dhe House të cilët luajtën me nga 23 pikë, derisa nga 16 pikë shënuan edhe Simovic i Pejës dhe Stutz i Balkanit.
Për Pejën në këtë ndeshje debutoi edhe përforcimi i ri amerikan, playmakeri Carl Jones, që për rreth 11 minuta se mbeti në fushë realizoi 6 pikë, 2 asistime dhe dy topa të vjedhur.
Me këtë humbje, Peja është eliminuar përfundimisht nga Liga Ballkanike me bilanc prej 6 fitoreve dhe 10 humbje, duke mos arritur të kualifikohej në Play Off, kurse Balkani do t’i vazhdojë garat në Play Off për të synuar kualifikimin në Final Four. Megjithëse Peja ka pikë të njëjta me Kumanovën dhe Craiovën, në Play Off do të shkoi Kumanova pasi që ka arritur rezultate më të mira në ndeshjet e ndërsjellta.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat individuale te BC Balkan
1 | Noah Dahlman | 23 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
2 | Logan Stutz | 16 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
3 | Pavel Marinov | 14 pikë | 8 asistime | 3 kërcime |
4 | Peter Sedmak | 9 pikë | 3 kërcime | |
5 | Aleksandar Gruev | 8 pikë | 7 asistime | 3 kërcime |
6 | Ivan Lilov | 8 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
7 | Stanimir Marinov | 8 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
8 | Martin Marinov | 6 pikë | 2 asistime | 1 kërcime |
9 | Slobodan Bozovic | 4 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Peja
1 | Fred House | 23 pikë | 4 kërcime | |
2 | Teo Simovic | 16 pikë | 10 kërcime | 3 asistime |
3 | Samir Shaptahovic | 10 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
4 | Drilon Hajrizi | 7 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
5 | George Odufuwa | 8 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
6 | Vigan Radoni | 6 pikë | 1 kërcim | |
7 | Carl Jones | 6 pikë | 2 asistime |