SAS-PHIL
Dita me natën
25 March, 2014 @10:52
Dje u përballën dy skuadra me performanca sikur dita me natën. Në një anë, San Antonio Spurs, është duke i radhitur fitoret (14 rresht), ndërsa në anën tjetër Philadelphia 76ers e regjistroi humbjen e 25-të me radhë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 113-91, ku më së shumti pikë tek San Antonio, shënoi Austin Daye me 22, derisa u ndihmua edhe nga Tim Duncan me 19 sosh.
Duhet të ceket se, ‘mamuzat’ luajtën pa super yllin Tony Parker.
Me këtë fitore San Antonio Spurs, u bë skuadra e parë në Konferencën Perëndimore, që arriti ta sigurojë Play Offin. Ata kanë bilanc prej 54 fitoreve e 16 humbjeve.
Philadelphia 76ers, është një humbje larg që të barazohet me rekordin e NBA-së, me më së shumti humbje radhazi, që është duke e mbajtur Cleveland Cavaliers me 26 humbje rresht.