Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËR FITORE

Gati për ndeshjen vendimtare

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Gati për ndeshjen vendimtare


25 March, 2014 @9:47

Ekipi pejan, sot qëndron në Bullgari, ku pasdite prej orës 16:30 do t’ia nis përballjes, ndoshta më të rëndësishme të stinorit. 

Verdhezinjëve të udhëhequr nga Boban Savovic i duhet fitorja gjithsesi për të kaluar në Play-Off. Në anën tjetër vendasit janë tashmë të kualifikuar dhe për ata kjo ndeshje, as nuk i ngrit, e as nuk i zbrit nga pozita ekzistuese. 

Trajneri pejan pat thënë dje për faqen zyrtare të ligës ballkanike se ekipi është i gatshëm në çdo aspekt për këtë ndeshje dhe se nuk dëshirojnë që të përfundojnë garat ndërkombëtare sot. 

Për Pejën pritet të debutojë sot edhe transferi i ri Carl Jones, derisa i gjithë vendi pret kualifikimin e tyre për në Play-Off. 

Lufta kosovaro-bullgare fillon sot, ku Peja duhet fituar Balkanin për kualifikim në TOP 6, derisa Sigal Prishtina duhet të mposht Levski Sofian nesër për kualifikim në TOP 2.

Përndryshe, Peja ka fituar Balkanin në ndeshjen e parë ndërmjet tyre në Karagaç të Pejës 79-67, për rikujtim të ndeshjes klikoni këtu

Rezultatet dhe tabela aktuale para xhiros së fundit të ndeshjeve të mbetura të BIBL



BALKAN LEAGUE, Sonte:

16:30 Balkan Sports, Botevgrad (BULLGARI) Balkan Botevgrad - Peja Përballjet e deritashme: Balkan Botevgrad - Peja (0-1) 67-79 Gjyqtarë: Georgios Tanatzis, Ademir Zurapovic dhe Petar Denkovski;

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League