RAHOVECI 0-0 ISTOGU

Pamje nga ndeshja/ Foto: KFRahoveci/fb
Qetë në “Jahja Danuza”, ndahen pikët
22 October, 2022 @15:08
Dy skuadrat e pjesës së epërme të renditjes tabelare në Ligën e Parë Grupi A, Rahoveci dhe Istogu, kanë barazuar në duelin e ndërmjetëm sot, derisa portat kanë qëndruar të qeta përgjatë gjithë ndeshjes. Borozani.com
As Kuqi, e as Lekaj nuk kanë pranuar gol, ndërsa Rahoveci dhe Istogu u ndanë baraz 0-0, për të mbetur për momentin në pozitat e tyre në renditje.
Në xhiron e radhës Istogu pret Lirinë, ndërsa Rahoveci udhëton në Pejë për tu ndeshur me Rilindjën 1974.