Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRAGAN RADOVIC

Radovic: Loja ishte në duart tona, vështirë të mbijetojmë me këto mungesa

Radovic: Loja ishte në duart tona, vështirë të mbijetojmë me këto mungesa


9 May, 2021 @23:00

Skuadra e Pejës ka pësuar humbje përballë Golden Eagle Yllit në ndeshjen e dytë të serisë finale të Play Off-it.

Verdhezinjtë në mungesë të AJ Waltonit të suspenduar dhe Laron Dendyt të lënduar nga çereku i dytë, treguan karakter luftarak, por në fund vendësit rikthyen disavantazhin dhe e rrëmbyen fitoren.

RAPORTI I NDESHJES

Këtë ndeshje pas përfundimit e komentoi trajneri i Pejës, Dragan Radovic.

”Është vështirë të analizohet arsyeja se pse humbëm. Në çdo ndeshje po tregojmë energji të mirë, po mbijetojmë pavarësisht problemeve të shumta. Sot e humbëm Dendyn, pastaj Mekaj luajti me lëndim dhe ishte shumë vështirë për lojtarët që të mbijetojnë. Ne kishim ndeshjen në duart tona, por në fund gjërat e vogla e përcaktuan fituesin”, tha Radovic për K Sport.

Me këtë rezultat tani seria finale është 2-0 në të mirë të Yllit, të cilit i duhet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga