RAHOVECI - BASHKIMI
Rahoveci +20 Bashkimit, vazhdon kryesimin
29 January, 2020 @21:50
Në një atmosferë mjaft të mirë sportive, Rahoveci ka arritur ta mposhtë Bashkimin në ndeshjen e luajtur në “Mizahir Isma”.
Me përjashtim të çerekut të parë, ku Bashkimi ishte më i mirë, pjesa e tjetër e ndeshjes i kaloi vreshtarëve, të cilët në fund triumfuan me rezultat 101-81, për ta regjistruar kështu fitoren e pestë rresht.
Me nga 21 pikë Joshua McFolley dhe Darell Davis ishin më të mirët te Rahoveci sonte, kurse te skuadra prizrenase Terik Bridgeman me 20 pikë ishte më i veçuari sonte.
Rahoveci me 16 fitore e 5 humbje ndodhet në krye të Superligës, derisa Bashkimi ka 12 fitore dhe 8 humbje deri më tash.