Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - KAMZA

Rahoveci bën show ndaj Kamzës

Rahoveci bën show ndaj Kamzës


11 December, 2021 @18:41

Basketbollistët e Rahovecit kanë shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në kuadër të Ligës Unike, por sot me rezultat të thellë, ndërsa trajneri Serhat Sehit i ka dhënë munëdsi secilit lojtar që të paraqitet në ndeshje, në fitoren me 42 pikë dallim, 98-56 [31-10, 25-8, 25-18, 17-20].

Katër lojtarë të vreshtarëve kanë shënuar pikë dyshifrore sonte, ndërsa vetëm Tyheim Monroe ka kryer lojën me double-double prej 17 pikëve dhe 12 kërcimeve.

Paraqitje të mirë ka pasur edhe Malik Yarbrough me 15 pikë, 6 asistime e 7 kërcime.

Te Kamza e Erjon Llazanit më efikasi ka qenë Niko Thano me 17 pikë, 9 kërcime e 5 asistime.

Derisa Rahoveci ka përmirësuar bilansin në 2-4 duke dalë nga fundi i renditjes tabelare, njëjtë është bërë edhe Kamza 2-4.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike