Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - GOGA BASKET

Rahoveci fiton medaljen e bronztë në Ligën Unike

Rahoveci fiton medaljen e bronztë në Ligën Unike


14 April, 2021 @17:41

Skuadra e Rahovecit është shpallur skuadra e tretë më e mirë e Ligës Unike, pasi e mposhti skuadrën e vetme gjysmëfinaliste nga Shqipëria, Goga Basket, me rezultat 81-74.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës, ku po mbahet faza gjysmëfinale dhe finale e Ligës Unike, kaloi me rivalitet të fortë mes dy skuadrave.

Vreshtarët kishin epërsinë në rezultat në të shumtën e kohës, e cila nuk shkoi në më shumë se 10 pikë që u arrit gjatë çerekut të tretë.

Në këtë fitore rol të madh luajti amerikani i Rahovecit, Marvin Jones, i cili shënoi 25 pikë, derisa Ed Daniel dhe Altin Morina regjistruan shifrat double-double.

Në anën tjetër te Goga u dalluan Milic Blagojevic me 22 pikë dhe Endrit Hysenagolli me 20 pikë të tjera.

SKEMA E LIGËS UNIKE

Ndeshja e fundit dhe finale e edicionit të parë historik të Ligës Unike luhet sonte nga ora 19:00 ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike