Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PRISHTINA

Rahoveci i hakmirret Prishtinës

Rahoveci i hakmirret Prishtinës


29 September, 2019 @21:06

Kampionia aktuale e Superligës së Kosovës në basketboll, Prishtina, e nisi sitnorin 2019/20 me humbje.

Nënkampioni i Kosovës, Rahoveci, pas humbjes në Superkupë kundër Prishtinës, kësaj radhe e mposhti kundërshtarin me rezultat 74-61.

Vreshtarët me lojë të bukur që treguan gjatë tërë ndeshjes, i mbyllën katër çerekët në epërsi, për të regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në fillim të stinorit.

Lojtari i ndeshjes te Rahoveci ishte përforcimi i ri Jure Gunjina. Ai luajti me double-double prej 24 pikëve e 12 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Arian Qallaku me 19 pikë dhe Justin Gray me 15 pikë, 9 kërcime e 6 asistime.

Te Prishtina në mungesë të yllit Dardan Berisha, u dalluan Divine Myles me 23 pikë, Mikaile Tmusic me 13 pikë e 10 kërcime dhe Fahro Alihodzic me 12 pikë e 13 kërcime.

TABELA AKTUALE

Rahoveci ishte skuadra e vetme që e mposhti Prishtinën sezonin e kaluar në Play Off, pasi Prishtina e kishte mbyllur sezonin e rregullt pa humbje, kurse “vreshtarët” arritën ta mposhtin Prishtinën edhe sonte, në ndeshjen e parë të sezonit të ri.

Rahoveci në xhiron e dytë do të përballet me Feronikelin, kurse Prishtina e pret Prizrenin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga