Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA UNIKE

Rahoveci kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës Unike pa zhvilluar lojë

Rahoveci kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës Unike pa zhvilluar lojë


5 April, 2021 @18:07

Vendimi i Teutës së Durrësit për tërheqje nga garat e Ligës Unike i ka shkuar përshtati më së shumti skuadrës së Rahovecit.

Kjo për arsye se vreshtarët e kanë pasur kundërshtarë Teutën në çerekfinale të Ligës Unike dhe pas tërheqjes së kësaj të fundit, Rahoveci është kualifikuar direkt në gjysmëfinale pa zhvilluar ndeshje.

Ndërkaq në gjysmëfinale Rahoveci do ta pret finalistin e përballjes Peja-Vllaznia.

Çiftet e tjera çerekfinale mbesin Goga Basket - Tirana dhe Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli, ku fituesit e këtyre dueleve përballen mes veti në gjysmëfinale

Kujtojmë se ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike