FERONIKELI - RAHOVECI
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Rahoveci lehtë ndaj Niklit
16 January, 2020 @18:47
Një fitore të lehtë e regjistroi nënkampioni i Superligës së Kosovës, Rahoveci, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 72-104.
Dallimi më i madh në ndeshje u bë në çerekun e dytë, ku Rahoveci shënoi 42 pikë, derisa pësoi 14.
Alban Veseli ishte koshashënuesi më i mirë te vreshtarët me 25 pikë, derisa u dalluan edhe Joshua McFolley me 22 pikë dhe Jabari Craig me double-double prej 13 pikëve e 14 kërcimeve.
Te Feronikeli u dalluan Fisnik Juniku me 21 pikë dhe Kareem Storey me 18 pikë.
Rahoveci me 13 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Feronikeli me 5 fitore e 13 humbje gjendet në pozitën e shtatë.
Në xhiron tjetër Rahoveci përballet me Lipjanin, derisa Feronikeli me Prizrenin.