Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

IBRI - RAHOVECI

Rahoveci mposht Ibrin, kap pozitën e tretë

Rahoveci mposht Ibrin, kap pozitën e tretë


6 February, 2020 @19:04

Nënkampioni i Superligës së Kosovës, Rahoveci, në ndeshjen e fundit të fazës së parë në kuadër të Ligës Ballkanit, duke e mposhutr Ibrin me rezultat 67-72, e rrëmbeu pozitën e tretë nga kundërshtari.

Vreshtarët çerekun e parë e mbyllën në disavantazh prej -12 pikëve, derisa këndellja erdhi shumë shpejtë në çerekun e dytë, duke pësuar vetëm 8 pikë dhe shënuar 22, Rahoveci e përfundoi pjesën e parë me rezultat 32-34 në epërsi.

Në çerekun e tretë, djelmoshat e trajnerit Marjan Ilievski e ngritën në 5+, derisa këtë epërsi e mbajtën edhe në 10 minutëshin e fundit për ta mposhtur kundërshtarin me rezultat të duhur, ngase në ndeshjen e parë Rahoveci ishte mposhtur nga Ibri me 3 pikë epërsi.

Më i dalluari te Rahoveci ishte Darrel Davis me 19 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Joshua McFolley me 18 pikë, Aron Nwankwo me 13 pikë e 11 kërcime dhe nga Arian Qallaku me 12 pikë të tjera.

Në anën tjetër te Ibri më i miri ishte Elvis Cekis me 17 pikë e 11 kërcime.

Që të dyja skuadra kanë bilanc nga 3 fitore e 5 humbje, derisa Rahoveci gjendet në pozitën e tretë dhe e mori avantazhin vendas për fazën e dytë.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League