Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - BASHKIMI

Rahoveci ndërpren serinë e Bashkimit, rimerr kreun

FOTO / Rahoveci

Rahoveci ndërpren serinë e Bashkimit, rimerr kreun


30 December, 2020 @14:55

Skuadra e Rahovecit e mposhti Bashkimin me rezultat 81-74 dhe ia ndërpreu serinë e kundërshtarit prej pesë fitoreve rresht.

Bashkimi e kishte epërsinë në dy çerekët e parë, derisa vreshtarët kaluan në epërsi në çerekun e tretë dhe nuk e lëshuan atë deri në fund për ta regjistruar fitoren pas humbjes ndaj Prizrenit.

Përpjekjet e Bashkimit në sekondat e fundit, nuk mjaftuan për ta vazhduar serinë pozitive që e kishin.

Marvin Jones ishte më i miri te Rahoveci me 24 pikë, 3 asistime e 2 kërcime, derisa u dalluan edhe Isaiah Traylor me 18 pikë, 7 asistime e 5 kërcime dhe Alban Veseli me 12 pikë të tjera.

Te Bashkimi Sean Hohn shkëlqeu me 30 pikë e 5 kërcime, derisa me pikë dyshifrore luajtën edhe Musab Mala me 16 pikë dhe Endrit Hysenagolli me 12 pikë.

TABELA AKTUALE

Rahoveci së bashku me Prizrenin kanë bilanc prej 9 fitoreve e 3 humbjeve, kurse Bashkimi me 6 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e pestë.

Në xhiron tjetër Rahoveci takohet me Trepçën, derisa Bashkimi e pret Prizrenin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga