RAHOVECI - PEJA

Rahoveci regjistron fitoren historike
11 December, 2019 @21:34
Vjen fitorja e parë e Rahovecit në histori të klubit në kuadër të Ligës Ballkanike.
Vreshtarët e mposhtën Pejën me rezultat 106-94.
Pjesa e parë në “Mizahir Isma”, u mbyll me katër epërsi në të mirë të Rahoveci 58-54, me diferencë të njejtë përfundoi çereku i tretë, kurse në 10 minutëshin e fundit
vendasit ishin më të koncentruar dhe kështu e regjistruan fitoren e parë në këtë garë.
Joshua McFolley ishte i pakapshëm me 38 pikë, derisa ndihmë mori edhe nga përforcimi i ri Darrell Davis me 24 pikë, Joshua Davis me 18 pikë dhe Javis Howard me 18 pikë të tjera.
Te Peja u dalluan Arbër Berisha me 25 pikë e 17 kërcime, Drilon Hajrizi me 21 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, Malcolm Armstead me 18 pikë.
Rahoveci në Ligën Ballkanike ka bilanc prej 1 fitoreve e 4 humbjeve, derisa Peja me 2 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e tretë.