GAME 5: RAHOVECI - YLLI

FOTO / Shqipron Berisha
Rahoveci sonte kërkon të thyejë barrierën gjysmëfinale
4 May, 2021 @9:56
Përveç Ponte Prizrenit e Pejës, edhe seria në mes të Rahovecit dhe Yllit është duke dhuruar spektakël.
Edhe Rahoveci me Yllin do të përballen për herë të fundit në këtë sezon për ta përcaktuar finalistin e dytë në Superligën e Kosovës.
Vreshtarët e mposhtën kundërshtarin në ndeshjen e parë të serisë, derisa Ylli më pas me dy fitore rresht kaloi në epërsi. Rahoveci në ndeshjen jetike e barazoi serinë në 2-2.
Ylli nëse kualifikohet në finale do të jetë historike për skuadrën suharekase, derisa për Rahovecin hera e dytë. Rahoveci gjithashtu sonte kërkon të thyej barrierën gjysmëfinale, ngase në këtë stinor në gjysmëfinale u eliminua 3 herë, nga Superkupa, Kupa e Kosovës dhe Liga Unike.
Ndeshja fillon nga ora 20:15.