Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADIS BECIRAGIC

Humbja nga ndeshja e parë i dhemb më shumë se humbja e fundit

Humbja nga ndeshja e parë i dhemb më shumë se humbja e fundit


3 May, 2021 @0:04

Golden Eagle Ylli e humbi ndeshjen e katërt të serisë gjysmëfinale ndaj Rahovecit.

Suharekasit u mposhtën me rezultat 65-68, me ç‘rast seria gjysmëfinale u barazua në 2-2.

RAPORTI I NDESHJES

Pas ndeshjes trajneri i Golden Eagle Yllit, Adis Beciragic, u pyet se a ndjehet i zhgënyer për tentimin e fundit të huqur nga Erjon Kastrati, i cili do të mund ta çonte ndeshjen në vazhdime. Kurse ai dha përgjigje duke kujtuar ndeshjen e parë të serisë si moment më dëshpërues për të.

“Jam i dëshpëruar më shumë për ndeshjen e parë, sepse në ndeshjen e parë i huqëm katër gjuajtje të lira kur ishim në Rahovec dhe nuk do të kishim nevojë të vinim këtu sepse do të ishte 3-0. Ata sonte ishin më të mirë se ne dhe mendoj se ne luajtëm mbrojtje shumë të dobët. Shpresoj që të martën të luajmë më mirë në mbrojtje dhe ta fitojmë ndeshjen”, tha Beciragic për Art Sport.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga