Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FOTIS TAKIANOS

Takianos: Dallimet janë të vogla, fusha vendase nuk është avantazh i madh

Takianos: Dallimet janë të vogla, fusha vendase nuk është avantazh i madh


3 May, 2021 @0:22

Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli do ta luajnë ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale për ta kuptuar skuadrën finaliste të Play Off-it në këtë stinor.

Kjo pasi Rahoveci fitoi ndeshjen e katërt me rezultat 68-65, duke e barazuar serinë në 2-2.

RAPORTI I NDESHJES

Pas ndeshjes foli trajneri i Rahovecit, Fotis Takianos, i cili dy skuadrat i vlerësoi si afërsisht të barabarta dhe më tej uroi lojtarët e tij për këtë fitore që ishte kishte kuptimin ‘bëje ose vdis’.

”Është e qartë se në katër ndeshjet që i luajtëm, të dyja ekipet nuk kanë pasur dallime të mëdha mes veti. Që të dy ekipet janë të mira që mund të fitojnë si në shtëpi, ashtu edhe jashtë. Të gjitha ndeshjet kanë qenë të ngushta, që do të thotë se të dyja ekipet janë rivalizues dhe të afërt me njëri-tjetrin”, tha Takianos për Art Sport.

“Dua t’i uroj lojtarët sepse sonte luajtëm ndeshjen ‘bëje ose vdis’. Prandaj ne kontrolluam ndeshjen për 40 minuta, filluam duke krijuar epërsi të madhe, u pa se kundërshtari më pas reagoi, por në fund ne fituam. Në Play Off numërohen fitoret dhe tani jemi 2-2 dhe do të luajmë në fushën tonë. Mund të themi që kemi një avantazh për këtë, por ky nuk është avantazh i madh. Do të synojmë të jemi më të koncentruar në fund të ndeshjes dhe të japim luftën tonë për të shkuar në finale”, përfundoi ai.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga