Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR RIFATI

Rifati me këmbë në tokë, pa eufori nga fitorja e thellë

Rifati me këmbë në tokë, pa eufori nga fitorja e thellë


2 May, 2021 @23:44

Skuadra e Ponte Prizrenit me fitoren e sotme përballë Pejës, e barazoi serinë gjysmëfinale në 2-2 dhe tani do të synojë kualifikimin në finale nëpërmjet ndeshjes së pestë që luhet të martën në Prizren.

RAPORTI I NDESHJES

Pas ndeshjes, trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, duke qenë më i tërhequr nga optimizmi i tij që jemi mësuar ta shohim, tha se është koha për të qenë me këmbë në tokë pas kësaj fitoreje të thellë, sepse tani ka mbetur vetëm një ndeshje ku do të përcaktohet finalisti.

“Së pari falenderoj klubin e Pejës për mikpritjen. Një skuadër që ka qenë në vend të parë gjatë gjithë kampionatit dhe ka një ndeshje vendimtare sikur kjo, nomralisht që duhet të jetë i motivuar, ndërsa motivimi ynë kryesor ishte Josh Martin, i cili përkundër lëndimit serioz, u rikthye duke rrezikuar ndoshta edhe karrierën. Luajtëm të disiplinuar, treguar karaktarin se pse ishim gjatë gjithë kampionatit në vend të parë, por për dallim nga herat tjera, kësaj radhe do të jem edhe unë më i tërhequr nga optimizmi. Na mbetet të jemi me këmbë në tokë, sepse Peja gëzon respektin dhe ka ekip jashtëzakonisht të mirë”, tha ndër tjerash Rifati për K Sport.

Ponte Prizreni e fitoi Pejën me rezultat 62-88.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga