RAHOVECI-TREPÇA
Rahoveci vuloset si i treti
15 April, 2018 @19:02
Vreshtarët kanë bërë rikthim të madh në përballjen e sotme ndaj Trepçës në kuadër të xhiros së parafundit të stinorit të rregullt të Superligës, për të vulosur vendin e tretë në klasifikim.
Me këtë fitore, 86-79, Rahoveci ka vulosur edhe Bashkimin kundërshtar në gjysmëfinale të Play-Offit, ndërsa në fitore kapiteni Muhamed Hasani nuk ka pushuar fare, duke luajtur për 40 minuta në ndeshje.
Hasani ka përfunduar ndeshjen me 12 pikë, 8 asistime e 8 kërcime. Më efikasi ka qenë amerikani Mark Williams me 24 pikë e 10 kërcime, ndërsa 20 të tjera i ka shtuar Junious Prowell.
Te Trepça që u tregua shumë e mirë në pjesë të parë, Besnik Azemi ka shënuar rekord të personal të stinorit me 34 pikë e 8 kërcime, ndërsa 18 pikë tjera i shtoi Samir Zekiqi.
Trepça me këtë disfatë ka mbetur në të gjitha opcionet jashtë Play-Offit, ndërsa Rahoveci për herë të parë dhe Ylli nga ana tjetër, si vend i katërt do të jenë kundërshtarët e Bashkimit e Prishtinës në Play-Off të Superligës.