Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FILLON STINORI

Rahoveci-Ylli hap stinorin

Rahoveci-Ylli hap stinorin


10 September, 2022 @7:36

Në “Mizahir Isma” të Rahovecit sot do të bëhet kërcimi i parë për top në 2022/23, derisa vreshtarët dhe kampionët aktual hapin stinorin e ri të Superligës në basketboll.

KALENDARI I NDESHJEVE

Muhamed Thaçi i Rahovecit me ekipin e tij do të tentojnë të tregojnë sa më shumë nga përgatitjet e bëra së fundi prej se iu kompletua ekipi, ndërsa ekipi i Adis Beciragacit do të flet si kampion në këtë duel, derisa do të ndihmësit e trajnerit boshnjak do të mundohen të kompenzojnë mungesën e Beciragicit që ishte me Bosnjën në Eurobasket 2022.

Dueli nis në ora 17:00 dhe është i pari i stinorit, ndërsa pas tij luajnë Bashkimi-VëllaznimiSezai Surroi të Prizrenit, ku takohen ekipet që nuk pritet të jenë pretendent për trofe këtë stinor me skuadrat që kanë deri tash në dispozicion. Bashkimi-Vëllaznimi nis prej orës 19:00.

DUELET E SË DIELËS

Nesër, në program janë duelet e ekipeve të fuqishme sipas përforcimeve të bëra këtë verë, ku takohen Prishtina-Peja në 17:15 dhe Trepça-Prizreni në ora 19:00, skuadra këto që pritet të thonë fjalën kryesore këtë stinor ku së paku tri nga katërshja që luajnë të dielën pritet të përfundojnë në tri pozitat e para të renditjes në fund të stinorit të rregullt.

Gjithashtu për të theksuar, Arbnor Rifati është kryetrajneri i vetëm nga Kosova që nis stinorin 2022/23 në Superligë, derisa të tjerët sipas tabelës së mëposhtme plotësojnë ekipet tjera, të përbëra nga 5 shtete tjera të ndryshme.



TRAJNERËT E SUPERLIGËS:

KB Bashkimi Darko Radulovic Maqedoni V.
KB Peja Can Sevim Turqi
KB Prishtina Ekrem Memnun Turqi
KB Prizreni Arbnor Rifati Kosovë
KB Rahoveci Muhamed Thaçi Maqedoni V.
KB Trepça Ljubomir Minchev Bullgari
KB Vëllaznimi Franko Sterle Kroaci
KB Ylli Adis Beciragic Bosnje e Hercegovinë

 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga