RAHOVECI
Rahoveci zyrtarizon të huajin e fundit
27 August, 2021 @11:33
Para pak çastesh, skuadra e Rahovecit ka zyrtarizuar përforcimin e fundit të huaj për stinorin 2021/22.
Milik Yarbrough, arriti marrëveshje 1 vjeçare me vreshtarët.
Yarbrough është i gjatë 198 cm. Ai luan në pozitat 3/4. Milik së fundi luajti te skuadra Heffingen në Luksemburg.
Rahoveci në xhiron e parë në Superligë do të takohet me Prizrenin, derisa do të laujë edhe në Superkupë në fillim të shtatorit.