FTESAT E KOSOVËS U19

Ramiz Krasniqi, selektor i Kosovës U19, gjatë stërvitjeve/ Foto: FFK
Ramiz Krasniqi publikon listën e Kosovës U19
Teksti: FFK
21 March, 2022 @13:03
Kombëtarja e Kosovës U19 në fund të këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë U19. Ndeshja e parë do të luhet më 26 mars, në orën 15:00, derisa përballja e dytë e Dardanëve të rinj me Kuqezinjtë do të zhvillohet më 28 mars, në orën 10:00. Të dy këto takime do të luhen në stadiumin “Egnatia Arena”, në Rrogozhinë.
Këto dy miqësore do t’i shërbejnë përzgjedhësit Ramiz Krasniqi për ta krijuar një ekip sa më kompakt për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Malta 2023”, e ku Dardanët U19 janë në Grupin 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë dhe Qipron.
Për dy miqësoret me Shqipërinë, Krasniqi ka ftuar 22 futbollistë, shumica prej të cilëve janë nga kampionati vendor.
LISTA E FUTBOLLISTËVE TË KOSOVËS (U-19):
Altin Gjokaj FC Besa |
Rinor Jahmurataj FC Besa |
Altin Mehaj FC Besa |
Drin Bajraktari FC Ferizaj |
Milot Ajeti SC Gjilani |
Blerjon Avdimetaj FC Besa |
Orges Mehmeti FC Ferizaj |
Uliks Spahiu FC Besa |
Arlind Maloku FC Ballkani |
Etnik Bruti FC Besa |
Rinor Toverlani FC Llapi |
Arianit Hasani FC Llapi |
Erion Sadriu FC Ferizaj |
Rion Selimi FC Dukagjini |
Ermir Rashica FC Trepça ‘89 |
Eridon Maloku FC Drita |
Laurence Shala FC Crystal Palace |
Donart Lubishtani FC Inter Milan |
Gent Rexhepi FC Xamax |
Dion Ajvazi Hertha Berlin BSC |
Leart Haskaj TSG 1899 Hoffenheim |
Andi Kadriu FC Trepça ‘89 |