Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BORIS KURTOVIC

Rast që nuk duhet të lëshohet nga dora

Foto: KB Peja/ Facebook

Rast që nuk duhet të lëshohet nga dora


26 February, 2015 @13:49

Përkundër se shnëoi vetëm një fitore dhe regjistroi dy humbje në fazën e dytë grupore të Balkan League, Peja ende ka në dorë të veten kualifikimin direkt në katërshen përfundimtare të kësaj lige. 

Këtë fakt e ka pohuar edhe trajneri i ekipit verdhezi, Boris Kurtovic, i cili në një deklaratë të dhënë për Kohën Ditore ka bërër të ditur se rasti i tashëm nuk bën të lëshohet nga dora. 

“Mendoj se na ka përcjellë fati këtë stinor, pasi që kjo është hera e tretë që po na ipet mundësia për të dalë direkt në gjysmëfinale,” është cituar të ketë thënë Kurtovic për gazetën në fjalë në numrin e sotëm të saj. 

Peja mposhti Mornarin në ndeshjen e parë të fazës së dytë grupore, së cilës ia nisi me bilanc 2-0 për shkak të fitoreve ndaj Kumanovës

Përkundër se kishte mundësinë me fitore ndaj Craiovës të sigurojë gjysmëfinalen drejtpërdrejtë, Peja u mposht dy herë me radhë nga ekipi rumun, brenda dhe jashtë. 

Mirëpo, me fitoren e Kumanovës ndaj Craiovës, verdhezinjëve iu hap dera përsëri për të përfunduar Grupin C në vend të parë. 

“Do të ishte mëkat që ta lëshojmë edhe këtë rast nga dora, për shkak se është rast ideal për të shkuar në gjysmëfinale. Besoj se do t’ia dalim mbanë pasi që Mornari është eliminuar tashmë,” ka thënë ndër të tjera trajneri kroat i ekipit pejan. 

Peja aktualisht ka bilanc 3-2 në Grupin C të Balkan League dhe gjendet në pozitën e tretë që i siguron asaj fazën e tretë të garave. 

Mirëpo, me fitore ndaj Mornarit të eliminuar në xhiron e fundit, Peja do të përfundonte e para në Grupin C, që do ta dërgonte atë direkt në gjysmëfinale, falë fitoreve në Grupin A që ia kishte shkaktuar Kumanovës. 

TABELA AKTUALE DHE RRJEDHA E GARAVE


 
Të gjitha lajmet nga