Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

RC Cola Drita, fituese e Kupës në Ligën e Parë

RC Cola Drita, fituese e Kupës në Ligën e Parë


5 February, 2021 @15:07

Skuadra gjilanase, Drita, duke e mposhtur AS Prishtinën me rezultat 75-67, fitoi Kupën në Ligën e Parë.

Gjatë gjithë ndeshjes rezultati ishte i ngushtë, derisa fundi i takoi Dritës dhe kështu e mposhti kundërshtarin, për ta fituar Kupën.

Xzavier Barmore ishte më i miri te Drita me 27 pikë, 7 kërcime, 6 asistime e 3 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Rinor Ahmeti e Bardh Jakupi me nga 16 pikë.

Te AS Prishtina Ermir Gashi ishte më i dalluari me 21 pikë e 17 kërcime, kurse performancë të mirë treguan Albatrit Berisha me 17 pikë e Dardan Sejdiu me double-double prej 13 pikëve e 16 kërcimeve.

AS Prishtina në këtë ndeshje luajti pa Don Polloshkën e Rron Kurti, ku u vërejt mungesa e tyre te skuadra prishtinase.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Drita është fituese e Kupës 2021 në Ligën e Parë, kurse AS Prishtina për herë të dytë rresht po pëson në finale.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë