Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL FOUR

Real Madridi në Londër

euroleague

Real Madridi në Londër


16 April, 2013 @23:55

Gjiganti spanjoll Real Madrid, u bë skuadra e parë që e regjistroi emrin në Final Fourin 2013 të Euroleague-së. Ata e mposhtën Maccabi Electra-në në ndeshjen e tretë me rezultat 69-57. 

Tek Madridi, më të mirët ishin Jaycee Carroll, i cili luajti me 16 pikë e 4 asistime dhe Sergio Llull që i shtoi 13 pikë.

Në anën tjetër, mundi i Shawn Jamesit i shkoi huq, i cili luajti me 18 pikë e 6 kërcime, që nuk mjaftuan ta vazhdojnë serinë e Play Offit.

Seria e Play Offit në këtë duel përfundoi me rezultat 3-0 në favor të Realit. Tani Real Madridi, do të përballet me fituesin e duelit Regal Barcelona - Panathinaikos, rezultati aktual në seri është 2-1 për Panathinaikosin.

Skema



REZULTATI:

Maccabi Electra - Real Madrid 57-69

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague