Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 2: BUCKS - RAPTORS

Rehatshëm udhëtojnë në Kanada

FOTO / nba

Rehatshëm udhëtojnë në Kanada


18 May, 2019 @11:40

Skuadra e Milwaukee Bucksit, pa telashe e mposhti Toronto Raptorsin me rezultat 125-103 në ndeshjen e dytë dhe kaloi 2-0 në epërsi në serinë finale të Konferencës Lindore.

Nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, epërsinë e mbajti skuadra e Bucksit, derisa Toronto u dorëzua për të menduar dy ndeshjet e radhës që do të luhen në Kanada.

Super ylli Giannis Antetokonmpo si zakonisht edhe në këtë ndeshjes ishte më i miri. Ai shkëlqeu me 30 pikë, 17 kërcime e 5 asistime, derisa pesë lojtarë të tjerë luajtën me pikë dyshifrore, për ta ndihmuar grekun.

Te Toronto më i dalluari ishte Kawhi Leonard me 31 pikë e 8 kërcime.

SKEMA E PLAY OFFIT

Bucks tani është 2-0 në epërsi në seri. Ndeshja e tretë do të luhet në palestrën e Torontos më 20 maj në ora 01:00.


 
Të gjitha lajmet nga NBA