PRIZRENI

Rekord pikë nga Ponte Prizreni
2 March, 2021 @20:59
Ponte Prizreni e mposhti Bashkimin me rezultat 117-95.
117 pikët e shënuara të Prizrenit, ishte shifra më e lartë e sezonit për ekipin e trajnerit Arbnor Rifati.
Prizreni në 21 ndeshjet e zhvilluara, 3 herë arriti ta kalojë shifrën e 100 pikëve të shënuara.
Prizreni ka bilanc prej 14 fitoreve e 7 humbjeve në Superligë.