SPURS - NETS

Fitorja e parë si mysafir pas 19 viteve
2 March, 2021 @10:49
Brooklyn Nets, më në fund e mposhti San Antonio Spursin si mysafir.
Nets pas 19 viteve, arriti ta mposhtë kundërshtarin në shtëpinë e tyre me rezultat 113-124.
Më i miri në parket ishte super ylli James Harden. Ai luajti me triple-double prej 30 pikëve, 15 asistimeve e 14 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Kyrie Irving me 27 pikë të tjera.
Te Spurs më i dalluari ishte DeMar DeRozan me 22 pikë, 11 asistime e 6 kërcime.
Fitorja e fundit e Brooklyn Nets si mysafir kunër San Antonio ishte në vitin 2002.
Brooklyn me 23 fitore e 13 humbje gjendet në pozitën e dytë Konferencën Lindore, kurse San Antonio 17 fitore e 13 humbje në pozitën e gjashtë në Konferencën Perëndimore.