KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi gjen menjëherë zëvendësimin e Davidson
28 February, 2021 @21:21
Liderja e Ligës së Femrave, KBF Bashkimi, sot e liroi njërën ndër basetbollistëve më të mirë të skuadrës Le’Jzae Davidson.
Por shumë shpejtë e zyrtarizoi edhe zëvendësimin e saj.
Jasmine Brunson do të jetë pjesë e skuadrës prizrenase në pjesën e mbetur të sezonit.
Brunson është e gjatë 173 cm dhe luan në pozitën e fundores. Ajo së fundi ishte pjesë e skuadrës Minnesota Golden Gophers në NCAA1.