PAS HUMBJES

Foto: KBPeja/Korniza/fb
Peja e quan humbjen katastrofale dhe dëshpëruese
28 February, 2021 @20:46
Pas humbjes së papritur nga Vëllaznimi, Peja në postimin e klubit pas ndeshjes e ka quajtur atë katastrofale dhe paraqitje dëshpëruese e skuadrës.
Vëllaznimi ka kapur serinë prej dy fitoreve radhazi dhe sikurse në vjeshtë, edhe tash ka mposhtur Sigal Prishtinën dhe Pejën. Të parët veçse larguan trajnerin e tyre pas humbjes nga kuqezinjtë, ndërsa Peja ka paralajmëruar analizë të situatës.
“Humbje katastrofale dhe paraqitje dëshpëruese nga ekipi ynë,” ka shkruar fillimisht Peja për të vazhduar.
“Kërkojmë ndjesë nga tifozët dhe dashamirët e klubit për paraqitjen që nuk e meritoni ta shihni. Pas analizës, klubi do të veprojë dhe do t’ju mbajë të informuar për veprimet në vazhdim,” ka përfunduar njoftimi i verdhezinjëve.
Peja me këtë humbje tash ka 32 pikë dhe ka bërë një hap prapa në luftë për vendet e para në klasifikim, derisa bilansi aktual i ekipit është 12-8.