Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Pavic komenton fitoren e thellë ndaj Pejës

Pavic komenton fitoren e thellë ndaj Pejës


28 February, 2021 @20:50

Trajneri i Vëllaznimit, Branimir Pavic, ka komentuar fitoren e skuadrës së tij sot përballë ish skuadrës së tij, Pejës.

RAPORTI I NDESHJES

Pavic në deklaratën e tij pas ndeshjes i përmendi mungesat e Pejës, si një ndër faktorët që ndikoi në këtë fitore.

“Sot luajtëm shumë mirë. Për të qenë i sinqertë, Peja kishte mungesa me disa lojtarë. Dardan Berisha u lëndua në çerekun e parë dhe më pas e patëm pak më të lehtë në këtë ndeshje, ndërsa lojtarët e mi dhanë gjithçka nga vetja dhe luajtën mirë në mbrojtje. Mendoj që fituam me meritë,” tha ai.

Ndërsa lidhur me gjendjen në tabelë, trajneri Pavic tha se nëse vazhdojnë me lojë të tillë, mund të shpëtojnë edhe nga fundi i tabelës në Superligë, ku gjenden aktualisht.

“Do të provojmë të luajmë kështu për të shpëtuar nga zona ku jemi. Kemi mundësitë tona. Po shikojmë ndeshje pas ndeshjeje. Ndeshjen e radhës e kemi me Rahovecin dhe do të përgatitemi për këtë duel. Shpresoj që do të luajmë kështu,” përfundoi trajneri kroat.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga