PEJË
Dardan Berisha, në një ndeshje të mëhershme me skuadrën e Pejës/ TOPSPORTI/ A. P.
Lëndimi i Dardanit! KB Peja në telashe
28 February, 2021 @20:58
Në përballjen e sontme ndaj KB Vëllaznimit, KB Peja ka humbur lojtarin kryesor të ekipit.
Dardan Berisha, është lënduar në çerek të parë të ndeshjes dhe ai më nuk është paraqitur në parket.
KB Peja ka dhënë njoftim për lëndimin e Dardanit, por ende është e pamundur të dihet se kur do të rikthehet ylli i basketbollit të Kosovës.
“Humbje e madhe është lëndimi i Dardan Berishës, i cili ka tërhequr muskulin e kmëbës,” ka bërë të ditur KB Peja sot.
“Nuk dihet se sa kohë do të mungojë basketbollisti ynë,” ka shtuar KB Peja.
Berisha si njëri ndër lojtarët më të mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë, me karrierë të bujshme ndërkombëtare, sonte ka qenë në parket 8 minuta e 40 sekonda, ndërsa nuk ka shënuar asnjë pikë, duke tentuar tre herë për trepikësh. E pas lëndimit, ai më nuk ishte në gjendje të vazhdojë lojën.
KB Peja tash ka regjistruar humbjen e dytë me radhë dhe mungesa e Dardanit pritet të jetë mjaft e theksuar në ekip, pasi që dihet kontributi i tij në skuadër.