Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STATS

Vëllaznimi e ka ilaçin për Pejën!

Foto: KB Peja Official

Vëllaznimi e ka ilaçin për Pejën!


1 March, 2021 @11:43

Për herë të dytë këtë sezon, mbrëmë Vëllaznimi e mposhti skuadrën e Pejës në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e luajtur mbrëmë në Gjakovë përfundoi me rezultat 82-63 në të mirë të Vëllaznimit, ndërkohë që në fitoren tjetër të Vëllaznimit ndaj Pejës, ndeshje e luajtur në dhjetor të vitit 2020, rezultati ishte 85-62 në të mirë të gjakovarëve.

TABELA AKTUALE

Ajo që bie në sy është që në asnjërën prej këtyre dy humbjeve ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, Peja nuk ka arritur të shënojë më shumë se 63 pikë. Në ndeshjen e dhjetorit Peja i shënoi 62 pikë ndaj Vëllaznimit, kurse mbrëmë 63 pikë.

Në të gjitha ndeshjet e tjera të sezonit, pavarësisht se a ka humbur apo ka fituar, Peja gjithmonë ka shënuar më shumë se 63 pikë, me përjashtim në dy humbjet ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, skuadër që duket se e ka “ilaçin” për ta ndalur sulmin pejan.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga