BASHKIMI - BOREA
Rekord sezonal, përforcojnë pozitën 4
10 April, 2019 @20:47
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Bashkimi, ka shënuar fitore lehtë të parashikueshme ndaj Boreas në Prizren.
Portokallezinjtë përmirsuan rekordin sezonal të pikëve të shënuara të tyre dhe të ligës deri më tani, duke shënuar gjithsej 181 pikë, derisa pësuan 63.
Gjashtë lojtarë luajtën me pikë dyshifrore te Bashkimi. Steven Haney shënoi 42 pikë, Drilon Hajrizi 35, Ujkan Karanezi 31, Lamar Wofford 16, Elvan Iljazi 12 dhe Qëndrim Biraj 10 pikë.
Te Borea më i miri dhe i vetmi që luajti me pikë dyshifrore ishte Ilir Shala me 24 pikë.
Bashkimi aktualisht ka bilanc prej 14 fitoreve e 13 humbjeve deri më tani, derisa për Borean kjo ishte humbja e 24 krahas 3 fitoreve që i ka.
Në xhiron e fundit Bashkimi do të përballet me Trepçën në Mitrovicë, kurse Borea me Yllin.