Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP I MUAJIT

Reprezentuesi i Kosovës, më i miri i muajit në Spanjë

Scott Bamforth, me numër 24 në përfaqësusen e Kosovës, gjatë ndeshjes kundër Bullgarisë

Reprezentuesi i Kosovës, më i miri i muajit në Spanjë


1 November, 2016 @15:06

Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Scott Bamforth, i cili është pjesë e skuadrës spanjolle, Bilbao Basket, është shpallur basketbollisti më i mirë i muajit tetor në kampionatin e Spanjës.

Efiçienca me mesatare prej 22.8, ka bërë që organizatori amerikan me nënshtetësi kosovare t’i lë pas yjet e skuadrave si Real Madrid e Barcelona.

Bamforth ka zhvilluar 6 ndeshje gjatë muajit tetor dhe ka pasur mesatare prej 17.0 pikëve, 4.5 kërcimeve dhe 4.2 asistimeve për ndeshje, derisa skuadra e tij regjistroi katër fitore dhe dy humbje.

Bamforth, me fanellën e skuadrës së tij, Bilbao Basket



Përndryshe, gjatë ndeshjeve kualifikuese për Eurobasket, Bamforth ishte paraqitur për Kosovën vetëm në ndeshjen e fundit kundër Bullgarisë, pasi zgjedhja e parë e përzgjedhësit Arben Krasniqi për një lojtar të natyralizuar, ka qenë gjithmonë për basketbollistin e Barcelonës, Justin Doellman.


 
Të gjitha lajmet nga