FIBA EUROPE CUP
Në kërkim të fitores së parë
1 November, 2016 @10:20
Sigal Prishtina ka arritur dje në Rusi dhe bëhet gati që nesër t’i vihet përballë ekipit rus, Enisey.
Dueli i xhiros së tretë të Grupit H në FIBA Europe Cup pritet të jetë tejet interesant, pasi që Enisey që nuk di për humbje kërkon të tretën me radhë dhe t’i afrohet kualifikimit sa më shumë, ndërsa Sigal Prishtina kërkon fitoren e parë në grup.
Bardhekaltërit nesër do të llogarisin te përforcimet e reja të skuadrës Marcel Jones dhe Louis Darby, por jo edhe te Drilon Hajrizi i rikthyer, që përkundër se s’kishte ndeshje të zhvilluara këtë stinor, ndaj Vëllaznimit në Superligë tregoi se është ai i vjetri. Hajrizi nuk ka arritur të paiset me vizë ruse.
Në “Sever Arena” të Krasnoyarskut, Enisey pret Sigal Prishtinën nesër më 2 nëntor 2016 në ndeshjen që nis në ora 13e10 me kohën tonë lokale.
TABELA AKTUALE E GRUPIT H:
1 | Enisey (RUS) | 2-0 | ||
2 | Demir IBB (TUR) | 1-1 | ||
3 | Rilski (BUL) | 1-1 | ||
4 | Prishtina (KOS) | 0-2 |