BASHKIMI ME PËRFORCIME SHTESË
Dy përforcime te Bashkimi para duelit me Trepçën
31 October, 2016 @14:59
Skuadra e Bashkimit para duelit me Trepçën këtë të enjte ka paralajmëruar dy përforimce të reja në skuadër.
Ekipi portokall-e-zi nga Prizreni do të përforcohet me basketbollistët e huaj: Eric Palm dhe Ermin Jazvin.
ERIC PALM, SHBA, POZ. 1
Palm është amerikani 29 vjeçar që së fundi ka luajtur në elitën e basketbollit sllovak, për ekipin Iskra Svit.
Ai është 188 centimetra i gjatë dhe luan në pozitat 1-2.
Në 6 ndeshjet e zhvilluara të këtij stinori për Iskrën, Palm ka pasur mesatare prej 22.5 pikëve për ndeshje, 4.7 asistimeve dhe 2.8 kërcimeve.
Eric Palm sot do të jetë prezent në stërvitjet e Bashkimit.
ERMIN JAZVIN, BOSNJE, POZ. 5
Në anën tjetër, Ermin Jazvin është 36 vjeçar. Qendra me përvojë të madhe është ish-lojtar i reprezentacionit të Bosnjes dhe Hercegovinës.
Ai është 209 centimetra i gjatë dhe së fundi ka luajtur për ekipin hungarez, Kaposvari. Boshnjaku Jazvin pritet që të arrijë nesër në Prizren.