THUNDER vs LAKERS
Përsëri triple-double nga Westbrook
31 October, 2016 @8:00
Super ylli i Oklahoma City Thunderit, Russell Westbrook, ka nisur stinorin furrishëm sivjet.
Pas largimit të Kevin Durantit nga skuadra, Westbrook mbeti lider i vetëm i Oklahomës dhe është duke shkëlqyer me performancën e tij.
Në mëngjesin e sotëm, Oklahoma e mposhti Los Angeles Lakersin me rezultat 113-96, kurse Russell Westbrook luajti përsëri me shifrat magjike triple-double, duke shënuar 33 pikë, 16 asistime e 12 kërcime.
Në anën tjetër te Lakers, që ishte viktimë e lojës së Westbrookut, më i dalluari ishte Julius Randle me 20 pikë e 9 kërcime.
Westbrook së bashku me kompaninë e tij, e regjistruan fitoren e tretë me radhë, derisa ndeshjen e radhës do ta luajnë kundër Los Angeles Clippers.