PARA XHIROS V
Një ekip do të shënojë fitoren e parë
31 October, 2016 @14:21
Superliga në basketboll vazhdon këtë mesjavë, kur të enjten do të zhvillohen dy duele, pasi që Peja e Sigal Prishtina luajnë në FIBA Europe Cup.
Kështu, njëra ndër duelet e mesjavës do të zhvillohet në Prishtinë, ku Kerasan Prishtina dhe Vëllaznimi takohen në përballjen që do të gëzojë njërën skuadër me fitoren e parë të stinorit.
As Kerasani e as Vëllaznimi nuk kanë shënuar fitore ende këtë stinor dhe për më tepër, të dyja skuadrat janë të përbëra nga basketbollistë vendor dhe pritet një duel interesant.
Pas 4 xhirove Kerasani por edhe Vëllaznimi kanë bilanc 0-4 dhe të mërkurën pas orës 19 njëra skuadër do të ketë fitoren e parë.