MATCH REPORT: NEWBASKET - FERONIKELI
Rexha e Hajzeri shkëlqejnë, NewBasket fiton
29 November, 2020 @12:45
Skuadra NewBasketit ka shënuar fitoren e tretë në Ligë të Parë duke e mposhtur ish-skuadrën e Superligës, Feronikeli, bindshëm në Sezai Surroi dje 99-74.
Dyshja Bardh Rexha dhe Hajriz Hajzeri kanë shkëlqyer në ndeshje, për të çuar te fitorja lehtë skuadrën.
Rexha shënoi 24 pikë, 11 kërcime e 2 asistime, ndërsa Hajzeri 20 pikë, 5 kërcime e 6 asistime në fitoren e skuadrës.
Në anën tjetër Feronikeli, që i bëri ballë vendasve vetëm në çerek të parë (19-18) me kalimin e kohës largohej nga fitorja, duke pësuar në fund.
Engjull Sollova shënoi 25 pikë e 6 asistime për ekipin e Drenasit, ndërsa ndihma nga bashkëlojtarët nuk doli të jetë e mjaftueshme për të arritur fitoren e dytë të stinorit për nikin.
Me fitore NewBasket bën bilansin 3-4 pas 7 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Feronikeli ka 6 ndeshje të zhvilluara me bilans 1-5.
BERISHA & BOJKU

Foto: KB Peja
15 January, 2021 @18:27
Skuadra e Ligës së Parë, Feronikeli, në pjesën e dytë të kampionatit do të mund të llogaris në shërbimet e…
TRANSFER

TRANSFERIMET
15 January, 2021 @17:51
Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme. Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha transferimet…
ISTOG

15 January, 2021 @15:54
Përvoja e basketbollistit të njohur për shumë skuadra në Superligë dhe Ligë të Parë të Kosovës, Fisnik Juniku, tash e…
ISTOG

Terrick Phillips gjatë stinorit të kaluar, derisa luante për Vëllaznimin/ TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
14 January, 2021 @15:05
KB Istogu që po përgatitet vrullshëm për pjesën pranverore të stinorit në Ligë të Parë të basketbollit, para pak çastesh…