Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - DRITA

Rezultat ‘i bardhë’ në derbin e Anamoravës

Borozani / E.Z / Arkiv

Rezultat ‘i bardhë’ në derbin e Anamoravës


3 December, 2017 @14:59

Në një atmosferë impozante të krijuar nga të dyja tifozëritë, ‘Skifterët’ e ‘Intelektualët’, Gjilani e Drita luajtën pa gola dhe u detyruan që në fund të jenë të kënaqura me nga një pikë.

Edhe pse terreni nuk ishte shumë i përshtatshëm për lojë, Gjilani e Drita sot dhuruan futboll atraktiv, i cili dhuroi plot raste për shënim.

Pjesa e parë kaloi me dominimin e Dritës, e cila kryesisht rrezikonte nga sulmet e nisura përmes Xhevdet Shabanit. Një nga rastet më të mira të ndeshjes sot erdhi pikërisht për këtë lojtar në minutën e 7’ të ndeshjes, mirëpo ishte portieri Kaqiu i Gjilanit ai që e mohoi golin e Dritës. Pak para këtij rasti, rast të volitshëm për shënim pati edhe Astrit Fazliu, mirëpo edhe ai u tregua i pasaktë.

Përkundër dominimit të Dritës në këtë pjesë, Gjilani shumë lehtë mund të kalonte në epërsi i pari. Pas një gabimi të mbrojtjes së Dritës, Gëzim Rusi, i penguar edhe nga balta në fushë, nga shumë pak metra nuk u tregua i saktë, ndërsa menjëherë pas këtij rasti të Gjilanit, ishte Drita ajo që rrezikoi me dy raste të njëpasnjëshme në anën tjetër. Fillimisht pranë golit ishte Liridon Leci, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Viktor Kuka gaboi me portën zbrazur pas daljes jo të menduar mirë të portierit Donat Kaqiu, duke bërë kështu që pjesa e parë të mbyllet pa gola.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Në pjesën e dytë, ishte përsëri skuadra e Dritës ajo që e kërkoi më tepër golin, por i disponuar për lojë ishte Donat Kaqiu, portieri i Gjilanit, i cili nuk lejoi që skuadra e tij të dilte me humbje nga derbi i Anamoravës. Fillimisht Xhevdet Shabani e goditi shtyllën në minutën e 65’, e më pas ishte Donat Kaqiu ai që vazhdoi me pritjet e tij ‘heroike’ dhe ia mohoi golin Kastriot Rexhës në minutën e 75’ të ndeshjes. Në vazhdim të ndeshjes gjithashtu nuk pati gola dhe takimi u mbyll me rezultat ‘të bardhë’.

Ky rezultat bën që Gjilani të shkojë në pushimin dimëror me 26 pikë të tubuara, ndërsa Drita sezonin pranveror e nis me 30 pikë të tubuara.


BENEVENTO - MILAN

Portieri Brignoli hero në debutimin e Gatussos

Serie A

Portieri Brignoli hero në debutimin e Gatussos

03/12/17 @ 14:31

ARSENAL - UNITED

De Gea në formë, United prish super-serinë e Arsenalit

Premier League

De Gea në formë, United prish super-serinë e Arsenalit

02/12/17 @ 20:32

SKËNDERBEU-KUKËSI

Taku e James me gola, Skënderbeu fiton derbin

FSHF Kategoria Superiore

Taku e James me gola, Skënderbeu fiton derbin

02/12/17 @ 18:56

PAS VIZITËS NË QKUK

Nuk ka rrezik për Hotin

FFK Superliga

Nuk ka rrezik për Hotin

02/12/17 @ 18:15

CELINA STRIKES AGAIN

Celina vulos fitoren e Ipswichit

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Celina vulos fitoren e Ipswichit

02/12/17 @ 18:02

BRIGHTON - LIVERPOOL

Liverpooli shkëlqen përsëri, vjen fitorja e radhës

Premier League

Liverpooli shkëlqen përsëri, vjen fitorja e radhës

02/12/17 @ 17:50

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (21)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (21)

01/03/25 @ 13:12

11-SHET

Formacionet zyrtare: Feronikeli 74 - Dukagjini

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Feronikeli 74 - Dukagjini

01/03/25 @ 13:07

11-SHET

Formacionet zyrtare: Suhareka - Gjilani

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Suhareka - Gjilani

01/03/25 @ 13:01

KEK-u - NEW BASKET

KB KEK-u në gjysmëfinale të Play Offit, New Basketi rrezikon

FBK Liga e Parë

KB KEK-u në gjysmëfinale të Play Offit, New Basketi rrezikon

28/02/25 @ 23:40

VUSHTRRIA - KOSOVARI

Fitore e madhe për Vushtrrinë ndaj KB Kosovarit, shpreson në mbijetesë

FBK Liga e Parë

Fitore e madhe për Vushtrrinë ndaj KB Kosovarit, shpreson në mbijetesë

28/02/25 @ 23:37

KERASAN - BOREA

Borea mposht rivalin direkt, pranë Play Offit

FBK Liga e Parë

Borea mposht rivalin direkt, pranë Play Offit

28/02/25 @ 22:31

GRAPELAND - ISTOGU

12/12 për Grapelandin

FBK Liga e Parë

12/12 për Grapelandin

28/02/25 @ 22:25

PËRFORCIM I RI TE TREPÇA

Madut Junior - zyrtarisht te Trepça!

FBK Superliga

Madut Junior - zyrtarisht te Trepça!

28/02/25 @ 20:30

VJEN VENDIMI! KAMPIONI FITON NË TAVOLINË

Ballkani merr fitore në tavolinë ndaj Feronikelit’74

FFK Superliga

Ballkani merr fitore në tavolinë ndaj Feronikelit’74

28/02/25 @ 15:12

SHORTI PËR GJYSMËFINALE!

Kupa e Kosovës: Caktohet data e shortit për ndeshjet gjysmëfinale

Kupa e Kosovës/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Kupa e Kosovës: Caktohet data e shortit për ndeshjet gjysmëfinale

28/02/25 @ 14:52


 
Të gjitha lajmet nga