ARSENAL - UNITED

De Gea në formë, United prish super-serinë e Arsenalit
2 December, 2017 @20:32
Ishim dëshmitarë të një prej ndeshjeve më të bukura të sezonit në Premier League!
Arsenali, që ishte pa humbje në shtëpi që nga 7 marsi, datë në të cilën mposhtej nga Bayerni 1-5 në Champions League, u mposht sot nga Manchester United, për ta ‘prishur’ kështu edhe serinë e 12 fitoreve radhazi në Premier League.
Ndeshja filloi furishëm për ‘Djajtë e Kuq’, të cilët shënuan 2 herë për 11 minuta, ndërsa më pas loja kaloi në dorën e Arsenalit, i cili sulmoi pa u ndalur, mirëpo ishte David De Gea ai që e mohoi golin e vendasve disa herë me pritjet e tij fenomenale. Me të filluar pjesa e dytë, Lacazette e ngushtoi disavantazhin në 1-2, mirëpo ‘momentumi’ i Arsenalit u ‘mbyt’ nga Jesse Lingard, i cili shënoi pas asistimit të Paul Pogbas.
Ky i fundit u përjashtua nga loja afro 20 minuta para fundit të ndeshjes dhe ky padyshim që nuk është një lajm aspak i mirë për skuadrën e Mourinhos, kur dihet që në ndeshjen e ardhshme kjo skuadër do të përballet me Cityn në ‘Old Trafford’.
Startues për Arsenalin sot ishin edhe Shkodran Mustafi e Granit Xhaka. I pari u largua nga loja për shkak të lëndimit pas afro 12 minutave lojë, derisa Xhaka luajti për gjithsej 70 minuta.