LEVERKUSEN-DORTMUND

Yarmolenko shpëton Dortmundin nga humbja
2 December, 2017 @17:29
Borussia Dortmund ka arritur të nxjerrë barazim për të marrë edhe pikën e dytë me radhë në Bundesligë, pas barazimit ndaj Schalkes 4-4 në xhiron e shkuar.
Bayer Leverkusen morri epërsinë në minutën e 30 të ndeshjes kur Kevin Volland shënoi për 1-0. Mirëpo, pas përjashtimit të mbrojtësit brazilian Wendell në fund të pjesës së parë [karton i kuq direkt] forcat në terren ndërruan.
E këtë, më së miri e shfrytëzoi sulmuesi ukrainas i Borussia Dortmundit, Andriy Yarmolenko, që shënoi për barazim 1-1 17 minuta para fundit të ndeshjes.
Ndarja e pikëve nuk kreu shumë punë për asnjë skuadër, pasi që gjenden në mes të klasifikimit.