MIREL JOSA

Foto: prishtinafc.com
Dalluan pjesët
2 December, 2017 @16:21
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, në deklaratën e tij pas barazimit me Feronikelin sot ka thënë se ekipi i tij ka pasur paraqitje të ndryshme prej pjesës së parë në të dytën.
“Kushte të njejta kanë qenë për të dyja ekipet. Pjesën e parë kam qenë i kënaqur me lojën si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, ndërsa në dytën Feronikeli na mbajti në presion. Jam i kënaqur me lojën dhe mendoj se [Ahmed] Januzi duhet të mbështetet më shumë nga bashkëlojtarët,” ka thënë Josa pas ndeshjes për mikrofonin e Supersportit.
Prishtina mbylli pjesën vjeshtore të kampionatit me barazim pa gola ndaj Feronikelit, në ndeshjen që u karakterizua si njëra nga derbit e xhiros.