BEKIM SHOTANI

BOROZANI/Arkiv
Fitorja, shpërblim nga Zoti
2 December, 2017 @16:17
Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani, është shprehur të jetë tejet i lumtur pas fitores ndaj Lirisë sot, duke parë gjendjen që po kalon ekipi i tij, ndërsa ka falenderuar Zotin për fitore.
“Ka qenë ndeshje e vështirë. Ne u desht t’i përshtatemi lojës së Lirisë për t’iu bërë ballë atyre. Në fund, mundi nuk ka shkoi kot dhe Zoti na shpërbleu me gol,” ka thënë Shotani në deklaratën e tij pas ndeshjes për mikrofonat e mediave.
Drenica me këtë fitore ka barazuar pikët me Lirinë dhe tashmë të dyja skuadrat me nga 28 pikë shkojnë në pushim dimëror.