CHELSEA-NEWCASTLE
Foto: premierleague.com
Hazard me çiftgolësh, Chelsea fiton
2 December, 2017 @15:40
Belgu Eden Hazard jo vetëm që ka shënuar dy gola në fitore ndaj Newcastle United sot në Stamford Bridge, por me performancën e treguar i ka sjellë gjatë tërë ndeshjes kokëçarje ekipit të Rafa Benitezit në fitoren e lehtë të londinezëve 3-1.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Goli i shpejtë i shënuar nga Dwight Gayle për Newcastle Unitedin u neutralizuar gjithashtu shpejtë, ndërsa Alvaro Morata i dha avantazhin kampionëve aktual të Anglisë, para se me panenka nga penalltia, Hazard të vulos fatin e takimiit dhe t’i sjellë tre pikë të reja ekipit të Antonio Contes që po vazhdon formën e mirë.